Dy vëllezër shqiptarë 20 dhe 25 vjeç, Ilmi dhe Klinton Rakipaj, janë dënuar me 18 vjet burg secili, ndërsa u gjykuan për vrasjen e bashkë atdhetarit të tyre Albert Deda, 24 vjeç.
Krimi ndodhi në Padova pas një përleshje mes vëllezërve dhe viktimës.
Vëllezërit Rakipaj u akuzuan për vrasje me dashje, tentativë e dyfishtë dhe armëmbajtje me thikë.
Bazuar në vendimin e Gjykatës, dy vëllezërit do të duhet të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro secili dy personat e plagosur rëndë në përleshjen e ndodhur më 23 korrik të vitit të kaluar në via Dorighello, në lagjen Forcellini, si dhe të japin një total prej 500 mijë euro për prindërit e Albert Deda, 24-vjeçarit që u godit me thikë në zemër.