Një ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje (19 dhjetor) në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:20 në rrugën “Marije Kraja”.
Viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti, 47 vjeç, dhe një i afërm i tij, Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.
“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.