Një automjet në Delvinë ka aksidentuar mëngjesin e sotëm punonjësen e pastrim-gjelbërimit, gjatë punës në një nga rrugët kryesore, pranë qendrës së qytetit.
Shkendije Halili, 58 vjeçe, është transportuar ne gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës.
Pavarësisht se ka ardhur helikopteri për transportimin e saj drejt Tiranës, Shkëndije Halili, nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit Mateo Rustemi 30 vjec është shoqëruar në Polici.