Tre persona të moshuar janë dhunuar në Greqi nga një shqiptar dhe një maqedonas, të cilët pasi i rrahën edhe i grabitën.
Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19 mijë 65 euro dhe bizhuteri në vlerën 500 euro.
Grabitësi nga Shkupi kishte marrë leje nga burgjet e Chanias por nuk u kthye më në qeli.
Së bashku me bashkëpunëtorin shqiptar ai mori me qira një makinë në Athinë, i vendosën targa të vjedhura dhe udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.
Aty hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i rrahën.
Më pas, hajdutët u larguan duke marrë 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.
Grabitësit, me precedentë të mëparshëm penal në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.