Policia greke ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit.
Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i këkruar nga Interpol Tirana si dhe një ish polic grek.
Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia.
Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.
Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë.
Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjeç nga Saranda.
Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.
Personat e arrestuar janë:
Romeo Bici, 38 vjeç
Bernard Arapi, 32 vjeç
Edlira Qendro 45 vjeç
Enivled Aliaj 39 vjeç
Donald Aliaj 36 vjeç
Endri Hoxha 32 vjeç
Klement Hoxha 42 vjeç
Nikolas Paktitis 39 vjeç
Anastasia Simati 25 vjeç
Dhimitra Handrinou 29 vjeç
Theodhoros Petropulos 31 vjeç
Kristoforos Athanasios ish polic grek
Andreas Komianos
Theodhoros Kurkulos
Në kërkim u shpallën:
Laert Beleri, 48 vjeç
Anest Bino, 35 vjeç
Mirel Mustaka, 49 vjeç
Miklovan Deneko, 37 vjeç
Olena Ivanova, 35 vjeç