Ka rënë në pranga drejtuesi i fadromës që ditën e djeshme goditi një pushues në Liqenin e Pogradecit, teksa ishte duke pastruar mbetjet.
Po ashtu është arrestuar edhe përgjegjësi i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.
Të arrestuarit janë Denis Piperi dhe Gentjan Dervishi.