Finalizohen me sukses dy operacione policore i koduar “ROAD GUARD 3”.
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD”, i finalizuar një ditë më parë, gjatë të cilit u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUARD ROAD 3”, si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit Mariglen Hoxha, 19 vjeç dhe Egli Beshiri, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.