Trajner i Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur paraprake me që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës.
Të gjithë këta futbollistë do të vihen në dispozicion të trajnerit për të garuar për një vend në listën zyrtare të 26 futbollistëve, që do të shkojnë në Gjermani, e cila do të publikohet zyrtarisht më 7 qershor.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.
Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha.
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj.
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi.