Esmerald Balla, 34-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes.
Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit. 34-vjeçari ka pranuar krimin para hetuesve.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.