Dy shqiptarët që u arratisën nga burgjet rurale të Kassavetia, mbrëmjen e së enjtes, janë të dënuar për krime të rënda, duke përfshirë grabitje, tentativa për vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vrasje me pagesë.
Ata, të dy 41 vjeç, ishin burgosur që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, një institucion që lejonte një nivel më të lartë të lirisë për të burgosurit me sjellje të mirë, duke kontrolluar dhomat e tyre vetëm disa herë gjatë ditës.
Në vitin 2024, të burgosurve u ishin dhënë pesë ditë leje, dhe duket se ata përdorën këtë mundësi për të organizuar arratisjen e tyre pas kthimit nga leja disa ditë më parë.
Zhdukja e tyre u zbulua rreth orës 21:00 të së enjtes, dhe shkaktoi një mobilizim të menjëhershëm të policisë, pasi ata janë konsideruar të rrezikshëm për shkak të krimeve të kaluar.
Arratisja e tyre ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe masat e kontrollit në institucionet penale.
Sipas asa që raportojnë mediat një nga të arrestuarit është Lefter Toçi, 41-vjeç nga Elbasani, ndërsa personi i dytë është Romeo Qosja, 41-vjeç nga Cerriku.