Personat në foto janë Daniel Qose dhe David Larti, të arrestuar pasi akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Gerald Shehu të vrasë recepsionistin, Eraldo Nevruzi.
Ata i kanë dhënë qese mbeturisnash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë.
Të dy kanë thënë se nuk kanë dijeni se ku e ka hedhur trupin, ndërsa vrasjen kanë treguar se e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.
Si ndodhi ngjarja?
Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë.
Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.