Publikohen fotot dhe emrat e 4 autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.
Autorët e identifikuar nga policia janë; Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj.
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut, kur ai sapo kishte çuar fëmijën.
Agresorët i zunë pritë, teksa avokat Sokol Mëngjesi, po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë me leva në kokë duke e lënë pa ndjenja.
Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet.
Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.
Avokatit iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij.
Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim.