Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi u kapën brenda një “shtëpie bari”.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja ata u kapën duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi.
Të rinjtë janë identifikuar si Klajdi Toli, 27-vjeç si dhe Fabian Xhika 26-vjeç.
Avokati i dy shqiptarëve ka deklaruar në gjykatë se ata ishin mashtruar nga personat që i kishin futur ilegalisht në Britani.
Ai tha se dy të rinjtë u dërguan në një adresë dhe nuk u lejuan më të dilnin nga aty, duke u detyruar që të kujdeseshin për bimët e kanabisit.
Sipas avokatit, ata nuk e dinin se po shkonin në një shtëpi bari dhe nuk kishin dalë nga shtëpi prej disa javësh, deri sa policia i arrestoi.
Tashmë pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë pasi ata kanë kryer një pjesë të dënimit në Angli.