Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës mesditen e sotme.
Bledar Trëndafili, 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci dhe jetonin të ndarë.
31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi. Ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metër larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën.
Pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
31-vjeçarja ka pësuar djegie të shumta në trup dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës, është nisur për mjekim më të specializuar repartin e Shërbimit të Djegies në QSUT.