Ardi Shehu, 32 vjeç dhe Brisea Kallushi, 34 vjeç ranë në pranga sot, pasi shpërndanin kokaine në kryeqytet.
Policia ka ranë në gjurmë të një sasie prej 20-30 gram kokainë dhe ndërhynë, duke i arrestuar.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa Brisea për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Pas verifikimeve të policisë rezulton gjithashtu se Ardi Shehu ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.