Një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti banal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 4 në Durrës.

Halil Koka, rreth 40-vjeç, pasi është plagosur me thikë ka humbur jetën.

Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Ilir Koçilja, 34-vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Halil Kokës.

Koçilja i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.

“Plagosi  me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”,- njofton policia.