Me 21 maj në Greqi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Sot në prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 gjithsej 50 parti, koalicione partish dhe kandidatë individual.

Ajo që bie në sy është se në garë për të fituar një karrige në Kuvendin e Greqisë janë edhe dy shqiptarë, në dy partitë më të mëdha të vendit.

Në garë janë Fatos Malaj dhe Antilian Koxha. Malaj garon nën siglën e PASOK, ndërsa Antilian Koxha kandidon për herë të parë në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.

I riu shqiptarë është i diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretë. Po ashtu  shqiptari është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.