Burime bëjnë me dije se, presioni i shkaktuar nga shpërthimi i valvulës, që po bënte shkarkimin e benzinës nga autoboti në depozitën e karburantit, dyshohet të jetë shkak i ngjarjes në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Edhe autoboti mendohet të jetë zhvendosur në pjesën e dyqanit për shkak të presionit.
Nga shpërthimi përveç lëndimit të shoferit të autobotit Myrto Kadiu dhe menaxherit të pikës së karburantit Miklovan Çollaku, janë thyer edhe xhamat e zyrës të karburantit.