Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku 65 vjeçari, Gëzim Bizioni, mbeti i vdekur pasi u godit me shishe qelqi nga 42 vjeçari, Admir Ferik Beqiri.

Sipas informacioneve, 65 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

Një vit më parë, kishte marrë shokun e tij, 42 vjeçarin të jetonte së bashku me të.

Ndërsa kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit të linte banesën.

Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizioni.