Detaje te tjera kane dale nga ngjarja fatale e aksidentit te mbremshem ne Tepelene, ku fatkeqesisht humben jeten 4 persona dhe u plagosen disa te tjere.
Dy familje kane hapur dyert e mortit ne qytetin e Memaliajt.
Familja e Lavdosh Begajt dhe ajo e Jani Metas.
Familja e pare iu mbyll pragu pasi çifti jetonte i vetem pasi dy vajzat madhore kishin krijuar familjet e tyre, ndersa familja e Jani Metes, çeli dyert e mortit per 90 vjecaren e moshuar Aferdita Metaj, e cila ndodhej ne automjetin, ku udhetonin te gjithe se bashku te dy çiftet krushq, Meta e Bega.
Lavdie dhe Jani Meta, te cilet jane te shtruar ne Spitalin e Traumes ne kryeqytet, kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj.
Djali i çiftit Meta kishte marre per grua nje prej vajzave te çiftit Begaj.
90 vjeçarja Aferdita Metaj, ka qene e ëma e te plagosurit rende Jani Metaj. Te dy familjet ishin duke shkuar per te darkuar ne restorant “SAJMOLA” afer fshatit Peshtan te Tepelenes.
Darkimi kishte te bente se te dy çiftet e krushqve ishin bere gjyshër, pasi i kish lindur nusja e shtepise, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.
Ndersa ne fshatin Izvor te Memaliajt, jane çelur dyert e mortit ne familjen Rapa, pasi djali i kesaj familjeje Riza Rapaj, me profesion faturist ne OSHEE humbi jeten ne aksidentin e djeshem, teksa humbi kontrollin e drejtimit te mjetit çka u perplas me Toyoten, ku udhetonin 3 viktimat dhe 2 te lenduarit rende.
Lavdosh Bega punonjes i OST me te shoqen do te percillen per ne banesen e fundit ne oren 14:00, ndersa Riza Rapaj nje ore me vone.