Policia britanike gjeti më shumë se 36,000 paund kokainë të fshehur në një banesë, ku si pasojë kanë rënë në prana dy emigrant shqiptarë.

Mediat e huaja raportojnë se droga u gjet pasi shqiptari Besmir Doci, 39 vjeç, u ndalua nga policia në Danimark Road, Norëich, dhe u zbulua se kishte 115 £ para në dorë.

Gjatë kontrollit në banesën në Norëich, kokaina u gjet e fshehur pas një ventilatori. Gjithashtu në banesë u gjetën 9,183 paund.

Ndërsa kontrolli po kryhej, bashkëpunëtori tjetër Armir Cenaj, 24 vjeç, u kthye në banesë dhe u fut brenda pasi kishte bërë pazar. Atij iu gjet një sasi kokaine si dhe 365 paund cash.

Oficerët e policisë më pas gjetën kokainën e cila ishte “e fshehur” në një boshllëk si dhe më shumë se 9,000 £ në një kuti këpucësh. Gjykata vendosi nga dy vite burgim për shtetasit shqiptarë, gjyqtari Anthony Bate tha se ata ishin të përfshirë në furnizimin “klandestin” të drogës së klasit A.