Zbulohen emrat e tre ‘korrierëve’ shqiptarë të cilët dje ishin paraqitur në portin e Livornos për të tërhequr ngarkesën me 148 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.
Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ylber e Napolon Arshi e Goliano Zhupa. Droga ishte fshehur në një kontejner me banana dhe destinacioni i drogës ishte Zvicra.
Tre shqiparët nuk ishin rezidentë në Itali por ishin nisur nga Shqipëria për në Livorno për të marrë ngarkesën që sapo ishte ndaluar në terminalin Darsena Toscana. Pikërisht në hyrje të zonës doganore të portit janë ndaluar nga Guardia di Financa, shkruan il tirreno.it.
Në momentin e ndalimit të tre nuk kanë pasur me vete dokumente identifimi, prandaj dhe për Guardia di Financa nuk ka qenë i lethë identifikimi.
Ndërkohë autoritetet kishin pasur sinjalizim për ngarkesën me kokainë në kontejnerin me banane të një kompanie me bazë në Zvicër.
. Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e dhjetra miliona eurove fitim, ishte e ndarë në 139 pako dhe secila me peshë 1.1 kg.
Ylber Arshi 35 vjeç,
Napolon Arshi 37 vjeç,
Goliano Zhupa 30 vjeç.