Policia ka zhvilluar një operacion të madh gjatë mbrëmjes së djeshme në Sarandë duke arrestuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kadastrës, ish-ALUIZNI-t dhe IMT.
Korrespondentja e Vizion Plus në Sarandë bën me dije se disa persona janë vënë në pranga, kurse të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ata akuzohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Sarandë, Ksamil dhe në zonat më të lakmuara të zonës si edhe kanë mundësuar regjistrimin e tyre në mënyrë të paligjshme në Kadastër.
Mësohet se janë arrestuar:
Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili- ish inspektor IKMT
Ermen Stroka- specialist ASHK
Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko- ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Të shpallur në kërkim:
Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni
Andri Dhima- ish drejtor ASHK
Kozeta Statha- ish drejtore ASHK.