Motoçikletat janë kthyer në një burim aksidentesh së fundmi.
Një motoçikletë është aksidentuar paraditen e sotme, ku gjatē ecjes drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe êshtë rrëzuar.
Si pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që ndodhej me të, Emirjon Baho 40 vjeç dhe Agim Plaka 60 vjeç.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.