Babë e bir Bledi dhe Enis Ali, janë proceduar penalisht pasi dhunuan me sende të forta shtetasin Kristo Dhima 54-vjeç banues në Gjirokastër.
Policia bën me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër”– njofton policia.