Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal i cili kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.
Mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras. Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim.
Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70 vjeç i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjeç dhe Irakli Vasadze, 43 vjeç si dhe shtetasi grek Jorgos Makos 27 vjeç, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.