Një 31-vjeçar, banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist në një hotel në Dhërmi është zhdukur.
Policia e Vlorës thotë se pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu, është larguar drejt Greqisë.
Megjithatë ende nuk dihet saktësisht se çka ndodhur me recepsionistin e hotelit në Dhërmi, pasi trupi ende nuk është gjetur, por bëhet fjalë se në Dhërmi janë gjetur njolla gjaku në vende të ndryshme.
Policia thotë se ka shoqëruar 29 persona dhe se dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.