Kombëtarja shqiptare ka njohur sot në Frankfurt të Gjermanisë kundërshtarët për eleminatoret e Europianit Euro 2024, i cili do mbahet në Gjermani.
Kuqezinjtë do përballen me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faraoe dhe Moldavinë. Një short deri diku me fat, duke parë kokën e grupit Poloninë, kundërshtar me të cilin Shqipëria u përball denjësisht në eleminatoret e Botërorit.
Gjithsej do marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short.
Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.
GRUPI E –
Poloni
Republika Ceke,
Shqipëri
Ishujt Faroe,
Moldavi.