Jashar Maja është tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli mesditën e 6 korrikut 2023 e klasifikon si plagosje të lehtë. Për ‘Reporttv’, ai tha se nëse ky rast do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, do bëhej nami.

Jam shumë i zhgënjyer nga shteti shqiptar. Në mes të ditës thuhet nuk është dhunë. Po të ishte në një shtet tjetër do bëhej nami. Nuk e di ku të ankohem. Me atë mjek ligjor duhet të merret SPAK” tha ai.

ashar Maja tregon si e mësoi për akt ekspertizën që e klasifikonte plagosje të lehtë.

Personalisht isha në një rast vdekjeje. Familjarët më njoftuan. Më informoi edhe shefi i postës në fushë Krujë. Kam për të shkuar të firmos akt ekspertizën, për tu njohur.

I indinjuar tregon se ende dhe sot vuan pasojat.

“Nuk e di kush është ai doktor. A ka fëmijë familje? A më ka dhimbur mua apo atij. Unë edhe sot nuk mund të udhëtoj me makinë pasi kam marrje mendsh. Edhe ende marr ilaçe për atë punë. E di unë sa jam rrahur, çfarë kam hequr’’.