Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi në emisionin Review si u kryen negociatat për dorëzimin e Sokol Mjacaj pasi kreu vrasjen në burgun ne Peqinit.
Karamuço tha se pasi ekzekutoi Arben Lleshin, Mjacaj së bashku me armën me mulli në dorë u izolua në dhomën e takimeve, ku ishte i vetëm.
Sipas tij në ambientet e burgut mbërriti RENEA, por dorëzimin e autorit e bënë negociatat personale të Drejtorit të Përgjithashëm të Burgjeve, Admir Abrija, i cili u fut pa antiplumb në dhomë dhe bisedoi me Mjacaj.
Karamuço zbuloi dhe bisedën e kryer mes të dyve.
“Ai është futur te pjesa e takimeve, por ishte bosh. Ka qëndruar i izoluar, aty. RENEA ka shkuar menjëherë dhe ka kapur lartësitë dhe ai e ka parë këtë gjë, dhe e kuptoi që po shkoi RENEA dhe je me armë në dorë, je i ekzekutuar. Ndërkohë kanë dashur të fusin dhe negociator, por këtu është futur Drejtori i Përgjithashm i Burgjeve dhe ka thënë “jo, “se po u fut RENEA unë nuk dua një ngjarje tjetër në këtë burg”. Dhe ka vajtur vetë pa antiplumb pa armë, bashkë me drejtorin e burgut të Peqinit. Kanë shkuar, kanë komunikuar fillimisht nga dritarja pastaj kanë hapur derën dhe kanë hyrë. Ai ka qenë te pjesa e një boksi takimi ku gjysma është me mur, gjysma me xham.
I ka thënë: “Jemi të dy malësorë, nuk dua të humbësh jetën, dua të dorëzohesh menjëherë. Do të të japim prangat, do t’i vësh vetë dhe me pranga do hedhësh pistoletën dhe do vish. Sepse po erdhën negociatorë e tjerë ti e di ça të pret”.
“E kam garancinë e jetës”, i tha Mjacaj.
“Po e ke”, i tha drejtori Abrija dhe këtu ai u dorëzua.