EDITORIAL i Jugulajm.net
Shpeshherë Jugulajm akuzohet me pa të drejtë nga eksponentë të pushtetit aktual për anësi politike.
Kurrsesi kjo është e pavërtetë!
Kjo në bërthamën e vet së të vërtetës, që po shpjegojmë në rreshtat pasuese.
E para, Jugulajm.net ka në bazën e vet qëndrimin oponent dhe kjo jo për të qenë domosdoshmërisht me partitë opozitare, por me të qënit oponent me çdo fenomen, i cili shfaqet rëndom në përditshmëri.
Të jesh në oponencë sot nuk është luks, por telash, hall, varfëri, brishtësi etj etj. Ne kemi zgjedhur fushën tonë, ku notojmë më së miri në qëndrimin tonë si tërësisht oponent dhe të paanshëm.
Shpeshherë kemi marrë me pa të drejtë epitete të djallosura nga individë kryesisht nga militantë të partisë në pushtet, çka komentet e tyre nuk janë fshirë, por përkundrazi ruajtur si margaritar i moscënueshmërisë së lirisë së shprehjes, sadoqoftë kjo të na anatemojë ne si media.
Në çdo gërmë të lajmeve tona të karakterit politik dhe jo vetëm, udhëhiqemi nga objektiviteti, paanësia dhe profesionalizmi.
Por pushteti i sotëm i dehur nga qeverisja 13 vjeçare, harron se një ditë do të kalojë aty ku ishte 13 vite më parë, pasi kështu e ka rotacioni politik në një demokraci, për të mos përdorur zhargonin popullor “ma hipe-t’a hipa” dhe do përplaset ku tjetër veçse te portali ynë.
Po po, tek ne.
Kjo, pasi dyert do t’i hapen ashtu sikurse i’a hapëm opozitës së sotme, si pasojë e presionit të pushtetit në të gjitha format.
Mirëpo Jugulajm.net është e vetmja dritare, që është krijuar pesë vite më parë për të qenë media jo e kontrolluar nga pushteti në frymën, kur ky i fundit po mbyt gjithkënd, që do të shikojë panoramën që ai dëshiron.
Ndaj themi që qeveria e sotme nesër, do të përplaset tek kjo media e cila është aq modeste por dhe solide në përmbajtje si nga financimi(ZERO) apo dhe stafi.
Ndaj e ndjejmë të domosdoshme që të njihni edhe një herë qëndrimin tonë të sotëm dhe të nesërm, që është as më shumë dhe as më pak: Opozitë sot dhe Opozitë nesër!!!