Edit Shkreli, një shqiptaro-amerikane e cila fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikë tashmë ka kryer edhe betimin

I pranishëm në betimin e gjyqtares ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili publikoi foto krah Editës dhe ceremonisë së betimit në Facebook.

Ai shkruan se ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikes së hershme të familjes së tij për të qenë pranë saj në ditën e betimit.

“E mirëprita me kënaqësi ftesën nga Edit Shkreli, mikes së hershme të familjes time, për të qenë dëshmitar në këtë ceremoni të rëndësishme të pranimit të saj, si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx, Neë York. Ishte emocionues qëndrimi përkrah një pioniere që mishëron drejtësinë dhe përsosmërinë profesionale, si gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane. Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një gur kilometrik që gdhend historinë e arritjeve shqiptare në botë. Jam i krenuar për përfaqësimin e trashëgimisë sonë të përbashkët shqiptare në një skenë tejet prestigjioze. Suksese Edit!’– shkruan Nano.

Më 7 nëntor 2023, në Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju-Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkurruan dy kandidate Carol Malcolm dhe Edit Shkreli.

Edit ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’u shpëtuar trazirave të Mars-it 1997.  Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri.  Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeinxhieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për gjithë zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.