E tmerrshme, e turpshme deri ne neveri ngjarja qe ka ndodhur.

Policia e Shtetit ka arrestuar 21 vjeçarin me iniciale, E.Z, i cili mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

I riu është vënë në pranga pas denoncimit të bërë në polici.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21 – vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.