Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pejës.
Pak minuta më parë, një nënë 60-vjeçare është vrarë nga djali i saj.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, djali i viktimës i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë është arrestuar.
Ngjarja është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informacionin se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast i rëndë. Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”, ka informuar Rugova.