Një rast i padëgjuar ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës.
Një 43-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar 74-vjeçare.
Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici.
Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjitokastrës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.