Ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka folur për herë të parë lidhur me vdekjen e 67-vjeçares, Liljana Sema, e cila ndërroi jetë në kasollen e saj.
Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku e kaluar “përgjegjësinë” e mirëqënies të të moshuarës tek fëmijët e saj. Ajo kërkoi që të mos e politizonte ngjarjen, Balluku shtoi se Semës i ishte ndërprerë energjia elektrike që në vitin 2020, pasi nuk kishte paguar një shumë prej 1200 lekësh të reja.
Energjinë ia kishin prerë që nga janari 2020, mos e politizoni. Ia kishin ndërprerë energjinë për prapambetje për 1200 lekë. Nuk i përmenda djemtë e saj sepse e kanë në ndërgjegjie siç kam edhe unë prindërit e mi,”-u shpreh në fjalën e saj ministrja.
Liljana Sema, 67 vjeç ndërroi jetë e ngrirë nga i ftohti dhe u gjet e vdekur në kasolle nga vëllai i saj, pak ditë pasi OSHEE i preu dritat, për arsye se ajo nuk kishte mundësi t’i paguante. Ndërkohë që ministrja pretendon të kundërtën. Por përveç fëmijëve (që nuk dihet a ka, por Balluku duhet e informuar lidhur me rastin), e moshuara ishte e harruar edhe nga shteti, pasi së fundmi i ishte hequr edhe shërbimi social.