Është zbadhur për mediat edhe dëshmia e 48-vjeçarit, i cili akuzohet nga vajza e tij për përdhunim.
Para policisë ai është shprehur se asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij nuk është e vërtetë, ndërkohë që ende nuk e kupton pse vajza e tij duhet ta bënte një veprim të tillë.
“Si mund ta bëj këtë?! Nuk e di pse e sajon.”– është shprehur para togave të zeza babai i adoleshentes.
Ndërsa nëna e adoleshentes ka deklaruar se është vënë në dijeni nga psikologia e shkollës dhe nuk ka dyshuar asnjëherë. Policia ka konfirmuar se vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit.
Ndërkohë kujtojmë se vajza rastin e ka rrëfyer për herë të parë para psikologes së shkollës, teksa ka treguar se babai e përdhunonte ndërkohë që në shtëpi nuk ishte as nëna, motrat apo vëllezërit.