Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja.
Kjo për shkak të ndjesisë së çlirimit që përfitoni kur jeni këmbë zbathur.
Në verë kjo praktike me siguri është e shpeshtë, por për shumë njerëz ndodh edhe gjatë dimrit.
Ku përdorimi i shapkave të brendëshme të shtëpise nuk është shumë i preferuar.
Në fakt ekspertët nuk e rekomandojnë aspak këtë mënyrë të qëndruari në shtëpi.
Çfarë duhet të dini?
Ecja zbathur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme këmbësh.
Dhimbja e thellë në këmbët tuaja mund të vijë pikërisht si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë zbathur.
Kjo ndodh pasi dëmtohet pjesa që lidh gishtërinjtë me thembrat e këmbëve e quajtur ndryshe fashiti plantar.
Karkterizohet nga dhimbja dhe inflamacioni i këmbëve në pjesën e poshtëme të tyre.
Kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe pa ndonjë arsye të veçantë, por ecja në mënyrë të papërshtatëshme, këpucët e këqija apo qëndrimi shumë zbathur janë kontribuesit kryesorë.
Një nga probelmet e tjera që mund ta hasni nga ecja zbathur është zhvillimi i tendnitit.
Tendinat që lidhin muskujt me kockat mund të dëmtohen lehtë dhe të shkaktojnë dhimbjë të vazhdueshme.
Ekspertët bien dakord se ecja zbathur mund të dëmtojë tendinat e për rrjedhojë t’ju bëjë të përjetoni mpirje.
Kjo do të ndodhë në zonën e gishtave apo në mes të pëllëmbës së këmbëvë tuaja.
Nëse keni këmbë me pëllëmbë më të drejtë se ajo e zakonshmja këto probleme mund të jenë më të shpeshta.
Ndaj është mirë që të vishni gjithnjë këpucë ose shapka të cilat e mbështesiin mirë pëllëmbën e këmbës.
Sa e rrezikshme është ecja zbathur?
Nëse e shijoni shumë këtë proces, ju këshillojmë që ta praktikoni me moderim.
Mund të ecni zbathur për pak minuta gjatë ditës e më pas në pjesën më të madhe të kohës përdorni këpucë të përshtatëshme për ju.
Zgjidhni një palë që ju sigurojnë rehati dhe nuk ju vrasin apo dëmtojnë për të mos shkaktuar probleme të tjera.