Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguin tha se për arsye sigurie, qytetarët e Shqipërisë do të hyjnë me viza në këtë vend. Ai tha se edhe qytetarët e 37 vendeve janë në këtë listë.
Kryediplomati tha se ky vendim vjen për shkaqe sigurie.
Gjatë një interviste, ai tha se se po bashkëpunohet me ngushtë me autoritetet e vendeve të tjera për të luftuar mafian shqiptare.
Kujtojmë se vitet e fundit, mafia shqiptare në Ekuador ka njohur një rritje të frikshme.