Kandidati i koalicionit opozitar BASHKE FITOJME Albert Malaj, ka denoncuar sot drejtorin e NJVKSH ne Tepelene Eugert Goxharaj, per presionet qe po ushtron ndaj infermiereve ne zonen e Memaliaj, duke i “taksuar” kuota votash per te mbledhur ne favor te kandidatit te Rilindjes Gjolek Guci.

Kandidati Albert Malaj, i ben thirrje Goxharajt qe mos te merret me keto veprimtari te denueshme, pasi do te kete fatin e ish ministrave apo ish drejtuesve qe sot ndodhen pas hekurave.

Deklarata e plote e kandidatit te koalicionit opozitar BASHKE FITOJME per Bashkine Memaliaj Albert Malaj.

Ditët e fundit po vërej se në të gjithë zonën janë sulur drejtuesit e institucioneve publike në Tepelenë, në fushatën e kandidatit kundërshtar. Përveçse është shkelje e hapur e ligjit përfshirja e drejtuesve të këtyre institucioneve, është një tregues më shumë i panikut që ka kapluar kundërshtarin politik Gjolek Gucin, për humbjen katastrofale që e pret.
Denoncoj sot përpara jush, veprimtarinë antiligjore të kreut të NJVKSH të Tepelenës Eugert Goxharaj. Ky i fundit po investohet totalisht në shërbim te kandidatit humbës në Memaliaj përgjatë orarit zyrtar të punës. Jo vetëm kaq, por zotëria në fjalë, po ushtron presion tek administrata në varësi të tij, si dhe tek mjekët apo infermierët në mbarë zonën e Memaliajt.
Euglent Goxharaj është kapur teksa ushtron presion të hapur tek infermieret e zonës së Memaliajt duke i thirrur në zyrën e tij, apo dhe në qendra shëndetësore dhe u dhënë detyra për të grumbulluar vota për Gjolek Gucin nga familjarët dhe të njohurit duke i vendosur kuota të caktuara votash, në këmbim të ruajtjes së vendit të punës pas datës së zgjedhjeve.
Veprimtaria e Goxharajt, është identifikuar me prova të qarta çka është shkelje e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Do bënte mirë që Goxharaj të ngrinte zërin e tij për distancën, kushtet e punës, ambjentet, mungesën e investimeve dhe mungesën e medikamenteve nëpër qendrat shëndetësore, sesa të merrej me një veprimtari të dënueshme me ligj.
Do të ishte mirë që Goxharaj, të ngrinte zërin për rimbursimin e barnave në farmacitë e Memaliajt të cilat deri tani nuk po kryhet.
Të bëj thirrje i dashur Eugert Goxharaj: Bëj detyrën që të takon dhe shërbeju me përkushtim njerëzve dhe jo partisë se askush nuk ka patur hajër deri në fund, sepse fati i tyre shihet sot tek ish ministrat apo dhe ish drejtorët që janë pas hekurave.
Ky ështe denoncimi i parë i një prej drejtorëve që është i angazhuar paligjshmërisht në fushatën e Memaliaj. Ditët pasuese, do të denoncoj veprime të kundërligjshme të drejtuesve të institucioneve të tjera që janë të faktuara përmes provave të pakundërshtueshme.
Koha e fitores po afron!! Bashkë fitojmë!!