Fshati Llakatund në Vlorë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në familjen Fanaj, pasi ish-dhëndri nga Kosova i mbylli brenda dhe i vuri flakën banesës.

Një nga fqinjet tregoi se ngjarja ndodhi në mesnatë dhe familja doli nga dritarja.

Unë jam larg, kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ai zagari u mbylli derën.

Ishte shoku edhe ky! U përvëlua djali. Dolën nga dritarja. Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin.

Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty” tha ajo. Ka familjarë të plagosur në spital dhe autori është në kërkim.