Pa kaluar as 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Pasi i rriti me 8 lekë për litër gjatë ditës së djeshme, duke i çuar në 214 lekë, sot Bordi i ka ndryshuar sërish çmimet. Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do të tregtohet me 209 lekë për litër, duke mbetur 3 lekë për litër më e shtrenjtë sesa ishte dy ditë më parë.
Rënien më të lartë e la shënuar benzina, që do të tregtohet me 187 lekë, duke iu afruar niveleve të shkurtit, përpara se të fillonte kriza e çmimeve, nga 195 lekë që ishte ditën e djeshme (kur u rrit nga 191 lekë dy ditë më parë), njofton revista Monitor.
Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal, siç ndodhi dhe ditët e fundit kur nafta zbriti në rreth 83 dollarë për fuçi (shiko grafikun: Ecuria e naftës në bursat ndërkombëtare gjatë vitit të fundit, treguesi Brent). Kjo do ta shtynte në kohë reflektimin e shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare.
Ndërhyrjet e Bordit janë më të dëmshme sesa të lihej tregu të funksionojë në konkurrencë. Kompanitë nuk mbyllin dot blerje për afate më të gjata, pasi luhatjet e shpeshta të çmimit nga bordi vetëm sjellin dëme, duke bërë që shoqëritë të mos mbajnë rezerva, pasi do të detyroheshin të shisnin me humbje, përsa kohë që çmimet fiksohen nga Bordi”.
SHUMICA
Nafta 197 Lek
Benzina 175 Lek
Gazi 59 Lek
PAKICA
Nafta 209 Lek
Benzina 187 Lek
Gazi 71 Lek
Peshkimi: 116 Lek
Çmimet do te ndryshojne sot ne oren 18:00.