Rimerret në pyetje Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi i cili ka përforcuar akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave e arrestuar më 3 shkurt. Në dëshminë e tij i riu ka pohuar se shuma prej 500 mijë eurove i përket Klosit.
Havier Dobi, i ka qëndruar thënieve të nënës së tij në deklarimet e 3 shkurt, kur prokuroria lëshoi edhe urdhërin e arrestit ndaj ish zyrtarës për të cilën janë ngritur tre akuza. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar fakte e rrethana të reja për hetimin e kësaj çështjeje.
Havieri ka thënë se mamaja e tij i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën.
Më tre shkurt mamaja e tij, Rozeta Dobi për 6 orë u pyet në Drejtorinë e Policiaë Tiranë. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.
Prokuroria thotë se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit.
Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisëë dhe deklarimit të rremë. Ndërsa këte të hënë ish zyrtarja e lartë, Alda Klosi do dalë përpara Gjyktes së Apelit. Ajo ka kërkuar në apel ndryshim të masës së sigurisë atë të arrestit me burg, në një masë më të butë.