Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Derviçan të Dropullit.

Shkak i zjarrit dyshohet të jenë bërë disa shkëndija nga një sobë me dru, e si pasojë ka pësuar djegie të lehta i zoti i shtëpisë shtetasi DH.K.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Dropull/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.