Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët automjeti i shtetasit S. B., 40 vjeç, banues në Memaliaj, i parkuar pranë banesës.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në motorin e automjetit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.