Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit te Pgradecit.Mjeti i përket një efektivi të Policisë Rrugore, shtetasi me inicialet Th. H., ndërkohë që ai e kishte parkuar pranë banesës së tij.
Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, por policia po kryen të gjitha hetimet e mundshme.
Zjarri ka rënë në motorin e mjetit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).
Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.