Një lokal është përfshirë nga flakët në Spitallë të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 2:00, ndërsa fatmirëisisht nuk raportohet për të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për një defek elektrik, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë,për sqarimin e plotë të rastit.