Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër rreth orës 02:10 të mëngjesit të sotmë.
Policia thotë se në lagjen Zogaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Dyshohet se shtëpia ka marrë flakë aksidentalisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.