Një 53-vjeçar është vënë në pranga për dhunë dhe kanosje.

Sipas bluve të Gjirokastrës, personi me iniciale L.M ka dhunuar fizikisht burrin e tezës së tij, ndërsa i moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.