Një efektiv policie është qëlluar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur afro para dy orësh.
Polici është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.
Polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës, ai është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.